Ekipet e shpëtimit në Itali besojnë se edhe qindra trupa të tjerë gjenden nën rrënojat e qytetit të shkatërruar të Amatrice, pesë ditë nga tërmeti shkatërrues që goditi Italinë qendrore. Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues ka arritur në 290 persona, mirëpo besohet se ky numër do të rritet, shkruan Reuters, transmeton Express.
Banorët e qytetit kanë thënë se edhe 10 persona janë të ende të pagjetur dhe se ndodhen nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka thënë se numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 291. Numri i viktimave të shtetasve të huaj është mjaft i madh ka thënë Ministria e Jashtme e vendit.
Ndërsa, Ministria e Jashtme në Rumani, ka deklaruar se 11 shtetas rumunë kanë mbetur të vdekur nga tërmeti në Amatrice. Ndërsa, Papa Francis ka udhëhequr lutjet për të vdekurit, gjithashtu ka mbajtur një fjalim në Romë ku ka thënë se do ta vizitojë zonën e prekur nga tërmeti.