Policia italiane ka vënë në pranga një bandë shqiptarësh që merreshin me shfrytëzimin e prostitucionit, e bashkë me ta, ka zbuluar edhe mënyrën e re të funksionimit të këtij ‘biznesi’. Tre shqiptarë u arrestuan, ndërkohë që dy të tjerë dhe një vajzë njohur si Pamela, u la në arrest shtëpie. Mediat italiane raportojnë se pas arrestimeve dhe hetimeve, doli në dritë se femrat që shfytëzoheshin ishin të detyruara të paguanin qira për trotuarin ku dilnin përnatë për të gjetur klientët.
Pjesët e trotuarit për të ushtruar prostitucioni ishin të ndara që më parë dhe femrat paguanin (nga 100 euro në javë, ose 300 euro nëse i jepnin njëherësh për në muaj) dhe mbanin fitimet nga klientët. Grupi i tutorëve përbëhej prej rumunëve, shqiptarëve dhe italianëve të cilët u siguronin femrave klientë. Në pranga përfunduan shqiptarët Ismet Rapi, 36-vjeç, Flamur Beluli, 30-vjeç, Petrit Thartori, njohur si Titi, 41-vjeç dhe tre të tjerë u lanë në arrest shtëpie; Gerta Rapi, e quajtur Pamela pjesë e rrjetit të prostitucionit, 34-vjeç, Dorian Cakri dhe Fabio Cakri, respektivisht, 27 dhe 25 vjeç.
ma.me











