Dy të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi në makinën dhe shtëpinë e tyre janë gjetur lëndë narkotike. Gjithçka nisi pasi policia vendosi që të ndalonte në postobllok makinën e shqiptarëve. Sapo i dorëzuan letrat, shqiptarët u larguan me shpejtësi nga policia.
Gjatë arratisjes, 32-vjeçari me iniciale Er. D., hodhi nga xhami i makinës një qese, e cila u kap nga policët. Droga në qese kapte vlerën e 2 mijë eurove. Pasi ‘të arratisurit’ u kapën, policia zhvilloi kontrolle në shtëpitë e tyre, ku edhe u gjetën 320 gram marijuanë, më shumë se 11.000 euro dhe mjete për peshimin dhe paketimin e drograve të ndryshme. Dy shqiptarët me iniciale El.D. dhe Er.D., u arrestuan dhe pas përballjes me gjykatën, u dënuan me masën “arrest shtëpie.”/a.meta