Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi ekipet e patrullës e pikasën atë teksa fshihte lëndë narkotike.
I riu me iniciale F.J., 25 vjeç, kishte gjetur një vend të veçantë fshehjeje për drogën.
Gjatë vëzhgimeve, i riu u pikas duke marrë diçka nën një pjesë të materialit inert të grumbulluar në afëri të një lumi.
Kërkimi personal bëri të mundur gjetjen e 3 gramë kokainë, ndërsa në vendin ku ai ishte parë duke gërmuar me ndihmën e një shkopi, u gjetën edhe 27 gramë të tjerë, e ndarë në doza dhe e gatshme për t’u shitur.
Në shtëpi, burri kishte gjithashtu 5,800 € të fshehura mirë mes të brendshmeve në një sirtar të dhomës së gjumit.
Burri, një pikë referimi për përdoruesit e drogës në kryeqytet, i vënë në dispozicion të Prokurorisë Publike, tani është nën arrest shtëpiak.