Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur rreth orës 13.48 brigjet e Romagnolas në Rimini.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 43 kilometra thellësi në zonën e Santarcangelo të Romagna në Rimini. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Të shumta edhe komentet në rrjetet sociale, ku përdoruesit e internetit shkruanin që lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Romagna, Ravvennate të Riminit dhe në Marche. (BW)