Një rekord Guinnes në Cioccoshow të Bolognas. Në festivalin e çokollatës, i cili do të jetë i hapur deri te dielennë mbrëmje, është prodhuar mozaiku prej çokollate më i madh në botë, që tregon flamurin italian me tre ngjyra.
Me një sipërfaqe 54,38 metra katror, peshë 922 kg dhe rreth 11,664 kubike, ai ka dashur rreth 120 orë punë për t’u realizuar.
Pas shpalljes së çmimit nga juria e Guinness, e përfaqësuar nga Lucia Sinigagliesi çokollata e prodhuar nga shoqata Choco e Gorizia është shitur për publikun.
Me shije limoni, vanilje dhe luleshtrydhe, çokollata gjigande ka ngjyrat e flamurit italian. Bëhet fjalë për rekordin e tretë Guiness të realizuar në Cioccoshow. (BW)