• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ITALI/ Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi nis një jetë të re pa harruar horrorin

by Java News
15/01/2018 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco u zgjua me një lajm që dukej si një makth, por në fakt ishte realiteti më i keq. Tre vajza të vrara nga nëna e tyre në atë që u quajt si “Masakra e Chiusos”.

Një horror që tronditi të gjithë komunitetin. Një tragjedi e paimagjinueshme, me një nënë që i mori jetën tre vajzave të saj të bukura dhe më pas u përpoq të vriste veten. Dhe vuajtja e një babai i cili brenda një nate, humbi tre thesaret e tij më të mëdha. Tani ai burrë, Bashkim Dobrushi, ka rinisur një jetë të re, por pa harruar kurrë, as për një sekondë, tre dashuritë e tij.

vajzat

MASAKRA E CHIUSOS
Babai i tre vajzave të vrara në Chiuso në 2014, Bashkim Dobrushi, do të bëhet sërish baba. Në prill 49-vjeçari është martuar me Afërditën, 36 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria si ai vetë dhe tani çifti pret një djalë që duhet të lindë më 3 prill, ditën kur Simona, vajza e parë e tij do të mbushte 17 vjeç. Simona vdiq nga duart e nënës së saj Edlira Çopa, atë natë të mallkuar 3 vjet më parë dhe me të mbyllën sytë përgjithmonë Keisi, që në atë kohë ishte 10 vjeçe dhe Sidny që ishte vetëm 3.

FJALËT E BABAIT BASHKIM
Babai Bashkimi i ka sytë të mbushur me lotë, kur tregon për vajzat dhe mbështetjen e banorëve të Leços. “Simona ishte një volejbolliste dhe të gjithë thoshin se ishte një grua e vogël. Ndërsa Keisi pëlqente kërcimin klasik dhe frekuentonte Oratorion. Sidni ishte gjithmonë e dashur”.

Gruaja e re gjithmonë e ka mbështetur burrin e saj në luftën e tij të përditshme kundër dhimbjes së humbjes së tre vajzave të tij. “Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë plot me fotografi të vajzave të mia. Qyteti i Leccos është qyteti im dhe Italia është vendi im. Njerëzit e Leccos janë bashkëqytetarë të mi. Dëshiroj t’i falënderoj. Unë do të doja t’u tregoja atyre se ndihma e tyre ishte shumë e rëndësishme”.

NJË JETË E RE
Dhe tani më në fund një rreze dielli, ardhja e një jete të re. Një dhuratë që nuk do të mundë të fshijë dhimbjen, por që do të ndihmojë zemrën e shqiptare që ka vuajtur shumë të luftojë sërish, çdo ditë. “Do jetë djalë, por për mua gjëja më e rëndësishme është që të jetë i shëndetshëm”, thotë Bashkimi.

ma.me

Next Post
Sherr me dy personave, të shtëna me armë në Durrës

BURREL/ Zhdukja e Artan Lleshit, policia arreston shokun e ngushtë, dyshohet se e nxori në pritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In