Një aksident tragjik ka ndodhur në Napoli të Italisë duke sjellë edhe vdekjen e dy personave. Sipas mediave italiane, një shtetas italian 29 vjeç ka qenë në drejtimin e një automjeti tip Renault Clio, duke i dhënë në rrugë anësore.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka ecur për rreth 5 km në rrugë anësore në autostradë, deri në momentin sa ka përplasur një këmbësor që po punonte në rrugë.
Kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Aniello Miranda, punëtorit të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë 22 vjeçarja Livia Barbato e cila ndodhej në makinë. Por plagët e marra i kanë shkaktuar 22 vjeçares vdekjen pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha.
Ndërkohë policia italiane ka shoqëruar drejtuesin Aniello Mormile, i cili pas analizave ka rezultuar në gjendje të dehur.