Dy shqiptarë janë kthyer në heronjtë e një qyteti në veri të Italisë (Lendinara) pasi kanë shpëtuar jetën e një 66 vjeçareje e cila ishte hedhur në kanalin e qytetit me qëllim për t’i dhënë fund jetës së saj.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndihmuar dy shqiptarët për të dalë nga uji si dhe ka mundur të hospitalizojë të moshuarën, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes mjekësore.
Mediat italiane shkruajnë se ka qenë ndërhyrja e shqiptarëve që i ka shpëtuar jetën gruas, madje në lajm, ata cilësohen si dy “ëngjëj kujdestarë”./java/.a.k