Dy shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme nga autoritetet italianë në La Serra e Ivreas për posedim të lëndëve narkotike. Të rinjtë u kapën në një dhomë hoteli të cilën e kishin zënë pa u riregjistruar. Autoritetet policore konfiskuan një sasi jo shumë të madhe droge, kokainë, e cila ishte e 21 dhe 30 vjeçarit shqiptar. Shqiptarët në këtë mënyrë nxorën në ‘dritë’ edhe biznesin e paligjshëm të pronarit të hotelit italian, i cili tashmë është në procedim penal për dhënien në të zezë të banesës më qira.
ma.me