• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ITALI/ Çfarë u tha Papa 4 prostitutave shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
16/08/2016 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Francesku është takuar këtë fundjavë me 20 ish punëtore seksi, 4 prej tyre janë shtetase shqiptare.

“Ju kërkoj falje në emër të të gjithë atyre burrave që ju kanë bërë të vuajnë” është shprehur gjatë këtij takimi Papa Francesku. Ju kërkoj falje për të gjithë ata katolikë e besimtarë që kanë abuzuar me ju, ju kanë shfrytëzuar e dhunuar. Jetoni me shpresë e gëzim për të ardhmen që keni para”.

Ka qënë një surprizë e vërtetë takimi i Papa Franceskut me 20 ish prostitutat të cilat janë sot pjesë e një projekti rekuperimi pranë strukturës romane fetare Komuniteti i Papa Giovanni XXIII.20 vajzat kanë mundur të shpëtojnë nga rrjeti i prostitucionit e shfrytëzimi i tyre nga organizatat kriminale që veprojnë në territorin italian.Ish punëtoret seksi që u takuan me Papa Franceskun janë të gjitha në një moshë mjaft të re deri 30 vjeç, 6 prej tyre vijnë nga Rumania, 4 nga Shqipëria, 7 nga Nigeria e 3 të tjerat nga Italia, Ukraina e Tunizia.Sipas të dhënav të Komunitetit të Papa Giovanni i XXIII aktualisht në Itali gjënden nga 75.000 deri 120.000 gra e vajza viktima të prostitucionit, 65% janë minorene. Prejardhja e tyre është shumica nga Nigeria (36%), Rumania (22%), Shqipëria (10,5%), Bullgaria (9%), Moldavia (7%).Gjatë meshës së të dielës Papa Francesku i ka dedikuar lutjen e tij grave e vajzave të dhunuara. Para mijërave besimtarëve në sheshin Shën Pietro, Ati i Shenjtë u shpreh:

“Të mendojmë në veçanti, për ato gra të mposhtura nga pesha e jetës dhe nga drama e dhunës, për ato gra skllave të prepotencës së të pushtetshmëve, për ato vajza të detyruara të bëjnë punë çnjerëzore, për ato femra të shtrënguara t’i dorëzohen korp e shpirt lakmisë së burrave. Sa më shpejt, ardhtë për to fillimi i një jete në paqe, në drejtësi, në dashuri, në pritje të ditës, në të cilën, më në fund, do të ndjehen të mbajtura nga duar, që nuk i poshtërojnë, por me ëmbëlsi, i ngrenë dhe i udhëheqin drejt udhës së jetës deri në qiell… E t’i lutemi Zotit që Ai vetë t’i mbajë në duart e Tij në udhën e jetës e, t’i çlirojë nga këto skllavëri”.

ma.me

Next Post

Kuriri serb: Vjen Biden, vjen bllokada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In