Një karrocë Rolls-Royce e dekoruar sende të vjetra orientale, me në sfond muzikën e filmit të famshëm “Kumbari”, dhe me petale që u hodhën nga një helikopter. Kështu familja zgjodhi për të dërguar në banesën e fundit, bosin mafioz Vittorio Casamonica, 65-vjeç. Funerali u zhvillua të enjten në Kishën e Don Bosco në Romë.
Por çmenduria e këtij funerali nuk përfundon këtu. Jashtë kishës ishin varur postera me mbishkrimin “Mbreti i Romës” ashtu siç ai njihej në botën e mafias.
Kur arkivoli kaloi nëpër rrugët e Tuscolano, nga një helikopter u lëshuan mijëra petale të kuqe.
Kjo ka shkaktuar reagime të forta në publik por edhe në politikën italiane. Ministri i Brendshëm i Italisë Angelino Alfano ka kërkuar informacion të detajuar nga Prefekti i Romës Franco Gabrielli.
Sipas politikës italiane dhe opinionit publik është e pafalshme që funeralet të përdoren nga mafia për të dërguar mesazhe arrogante. Po ashtu masa do të merren edhe për helikopterin që fluturoi mbi Romë duke e mbushur vendin me mijëra petale të kuqe.
Por për Prefektin, autoritetet italiane nuk kanë qenë në dijeni të një manifestimit të tillë të organizuar për “Mbretin e Romës”, ndërsa është urdhëruar nisja e hetimeve.
Ndërsa nga ana e tij, Prifti i kishës ka mbajtur një qëndrim neutral duke u shprehur se kjo nuk është pjesë e detyrës së tij dhe se do ta ribënte sërish ritualin e funeralit.



























