Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Torino, pasi është kapur me 25 kg drogë, mes tyre heroinë dhe kokainë. “La Stampa” shkruan se bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar me emrin Orges Grembi.
Mësohet se sasia e lëdës narkotike, 20 prej të cilave marijuanë, 2 kg heroinë, 3 kokainë dhe 2 kg substancë të tjera drogë të pastër, ishte fshehur në një vend të lëvizshëm si kuti në bagazhin e automjetit tip ‘Alfa 147’.
Sipas këtyre burimeve, shqiptari, me precedentë të mëparshëm penal, akuzohet se është ‘koka’ e një grupi trafiku droge. Po ashtu raportohet se vlera e drogës nëse do të dilte në treg shkonte në 300 mijë euro, ndërsa ajo ishte bërë gati për shitje. Sakaq, automjeti me të cilin lëvizte shqiptari nuk ishte në pronësi të tijën.
ma.me