Kryeministri i sapoemëruar Paolo Gentiloni tashmë ndodhet përpara detyrës për të krijuar qeverinë e re e cila do të udhëheqë Italinë, pas dorëheqjes së Matteo Renzit.
Mediat italiane ngrenë pikëpyetjet se cilat do të jenë lëvizjet e ish-ministrit të jashtëm dhe sa do të ndryshojnë ato nga pasardhësi Renzi.
Ministri i brendshëm Angelino Alfano mendohet se do të marrë detyrën e ministrit të jashtëm.
Por brenda ditës së sotme Kryeministri Paolo Gentiloni pritet të krijoj qeverinë e tij e t’i prezantoj Presidentit Mattarella listën e ministrave.
Ndërsa gjatë ditës së nesërme qeveria e re do të betohet para Presidentit të Republikës e pak orë më pas do të marrë votëbesimin në 2 dhomat e Parlamentit italian.
Një ditë më parë Gentiloni pas takimit me presidentin Mattarella mori detyrën e kreut të ekzekutivit pas dorëheqjes së Matteo Renzit i cili humbi në referendumin e zhvilluar javë më parë.