Një grua e moshës 77-vjeçare, identifikuar si Gjyle Mina, me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen ne menyre tragjike nje dite me pare në Vittorio Veneto. Thuhet se e moshuara, e cila jetonte prej vitesh ne kete zone, është përplasur për vdekje nga një makinë.
Goditja ka qenë fatale, pasi e moshuara ka përplasur kokën te xhami i makinës dhe më pas ka përfunduar në asfalt e pajetë. Policia e cila mbërriti në vendngjarje, arrestoi shoferin italian, teksa ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas mediave italiane, shkak mund te jete edhe mungesa e ndricimit ne rruge, qe ka bere qe shoferi te mos e shohe gruan teksa kalonte rrugen.










