Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në komunën Monteprandone në Itali dhe si pasojë një shqiptar ka humbur jetën. Sipas mediave italiane, viktima është rreth 50 vjeç, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije. Ngjarja ndodhi rreh prë 16 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi, ndërsa shqiptari u përplas nga një makinë e tipit “Fiat” teksa po lëvizste në kembë. Ndihma e shpejtë shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.
/a.meta