Italia mes mijëra viktimave nga koronavirusi ka edhe dhjetëra infermierë që s’kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte.
Shoqata italiane e mjekëve ka deklaruar ditën e sotme se 94 mjekë kanë vdekur nga koronavirusi në vend.
Gjithashtu, 26 infermierë kanë humbur jetën pasi u infektuan me Covid-19, tha zyrtari i shtypit i federatës italiane të infermierëve, duke shtuar se ishin gjithsej 6,549 infermierë të infektuar.
Numri i përgjithshëm i punonjësve të kujdesit shëndetësor të infektuar nga koronavirus është 12,681, sipas Institutit Italian të Shëndetësisë.
Mungesa e mjeteve të duhura mbrojtëse ka bërë që infeksioni brenda ambienteve të kujdesit shëndetësor të kontribuojë në përhapjen e shfrenuar të virusit.
Deri më tani në Itali janë shënuar 16,523 viktima nga Covid-191 dhe 132,547 të infektuar.
g.kosovari