Asllan Agoj i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarë me llastikun e tutave të veta në qelinë e burgut italian në Marassi, ku dhe vuante dënimin për vrasjen e kryer një vit më parë, në të cilën i mori jetën të dashurës së tij me 7 goditje thike.
Historia kriminale e 54 vjeçarit nis 13 vite më parë, ku përmes një kazme, kishte vrarë gruan e tij. Motivi ishte xhelozia. Pas dënimit prej 9 vitesh, aiu rikthye lirisë, por vetëm për një vit kohë, pasi më tutje i mori jetën, kësaj here me thikë, të dashurës së tij.









