Të tjera detaje kanë dalë për të riun shqiptar Enriges Kavalli i cili rreth një muaj më parë rrëmbeu dy infermiere nga Qendra e Shëndetit Mendor në Avexano, e njërën prej tyre e përdhunoi në makinë.
Sipas mediave italiane, 19-vjeçari i sëmurë mendor të tillë akt e ka kryer edhe më parë. 3 vite më parë, kur ishte vetëm 16 vjeç, thuhet se Kavalli ka përdhunuar një punonjëse sociale. Mbi të rëndon edhe akuza dhunë seksuale me forcë. Profesor Paolo Capri, do të jetë ai i cili do të deklarojë nëse Eriges Kavalli ka qenë i aftë mendërisht në momentin që ka kryer aktin ndaj infermieres.
19-vjeçari kërcënoi dy infermieret me thikë madje njërën prej tyre e plagosi në qafë duke e futur më pas në një makinë pranë qendrës ku ai kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ishte njëra nga infermieret që lajmëroi forcat e policisë, që bënë të mundur ndalimin e të riut shqiptar pak orë pas kryerjes së krimit.
ma.me