• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Isuf Kalo: Një replikë e detyruar me Tritan Shehun, për “Bllokun”

by A R
22/07/2019 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Përgjigje kolegu tim Prof Dr Tritan Shehu)

Nga Prof Dr Isuf Kalo

Nuk kam pse ta fsheh që, reagimi mediatik i kolegut tim të mirënjohur Tritan Shehu ndaj meje si autor dhe librit BLLOKU më ka befasuar disi. Arsyeja është se, përveçse kolegë, kemi shumë vite që njihemi mes nesh, çka na ka mundësuar të shkëmbejmë mendime, ide, dëshira dhe miqësi me njëri-tjetrin. Madje edhe disa prej shokëve tanë të ngushtë i kemi të përbashkët. Dua të them që kemi dijeni për substancën etike, shpirtërore, profesionale dhe ideore të seicilit prej nesh.

Pavarësisht këtyre, me sa u duk nuk na përputhen mendimet lidhur me natyrën e Bllokut, të till siç unë e kam konceptuar dhe ekspozuar në libër. Bllokun, unë e konsideroj mendësi, simbol i sistemit të shkuar, kurse kolegu im, e konsideron person, individ dhe shkaktar i vetëm i fatkeqësive dhe mizorive të regjimit që lamë pas.

Ai me sa kuptova, beson se një person dhe konkretisht ish- pacienti im Enver Hoxha ishte gjeneruesi dhe shkaktar i të gjithë të këqijave të asaj kohe Të. Gjithë të tjeret krahë tij në mbështetje të tij ishin “hiç”, ose “gomerë”. Unë që punova thuajse tre dekada brenda Bllokut them se nuk ishte tamam kështu.

Ky vlerësim më duket parcial dhe sa mohues, aq edhe superlativ. Sepse nuk besoj që një individ i vetëm, sado i fuqishëm dhe i egër, paskej kaq zotësi sa t’i kryente disa nga realizimet pozitive dhe të gjitha ato negativet gjatë gati 40 vitesh në vendin tone, pa ndihmën e një numri të madhë qytetaresh, të cilët me dëshirë apo më shpesh me dhunë bashkëpunuan, sakrifikuan dhe dhanë djersën, talentin dhe jo rrallë, edhe jetën për ato.

Majkell Frayer në dramën “Kopenhagën” e ka quajtur ketë bashkëpunim qoftë në formë të hapur, qoftë të fshehtë, sidomos kur ajo kryej jo e vullnetshme me “fajësi pasive intelektuale, prej pafuqishmërisë”.

Ky lloj bashkpunimi ka patur rol të madhë në zgjatjen, mbijetesen e regjimeve totalitare, një prej të cilëve ishte edhe ai i joni.

Edhe ne të dy kemi punuar me zell në fushën e mjekësisë dhe me arritjet tona ja kemi rritur krenarinë atij regjimi; ti në specialitetin e anestezisë e reanimacionit, une në atë të diabetit dhe endokinologjisë

Të tillë si ne janë të shumte. Ata duhen mirëkuptuar, por duhet edhe vetë ata tani që rrethanat kane ndryshuar të kuptojnë nevojën për katars.

Libri BLLOKU pavarësisht sesa ja ka arritur, tenton të hapi hapësira për diçka të tillë. Në të përfshihem edhe unë vetë.

Një arsye më shumë pse unë e shoh Bllokun si “mendësi dhe fenomen”, i sistemit dhe jo domosdo vepër e instrument të një personi të vetëm është edhe fakti që cilido qoftë ai person që e gjeneron dhe drejton atë, sado i frikshëm dhe jete gjatë të jetë ai, një ditë do të vdesë pa kthim.

I tillë ishte fati dhe fundi i Enver Hoxhës. As Zoti dhe askush nuk e sjellë atë dot pas atë në jetën tone. Pseudo frika apo pseudo hamendësimi i gjoja “tentativave për ta ringjallur atë”, apo për ta lehtesuar nga krimet tashti që është ne varr, ato në mos qofshin paranoja atavike, jane tymnaja dhe strategji spekullative qëllimkeqe. Dhe disi të superkonsumura.

Perkundrazi “Blloku si mendësi” mund që ringjallet dhe të rikthehet në forma të reja. Kjo nuk është utopi.

Dëshirat për superioritet me lluks të padrejtë e të pandershëm mbi qytetarët janë prezent dhe përbëjnë prerogativ me shembujt “Bevery Hill” në Tiranë apo “Blloqet” me vila shumëkatëshe moderne të ruajtura nga ushtarët në plazhet e Durrësit, Vlorës, Dhërmiut etj.

Nuk është cudi, as gabim, e aq më pak faj, që unë dhe Prof Tritan Shehu kemi lidhur me Bllokun dhe për librin tim përkushtuar atij, këndvështrime të ndryshme.

Eshtë një rrethanë që padyshim besoj ndikon. Profesor Tritani përveçse një mjek i suksesshëm është prej 30 vitesh edhe politikan karriere: Madje ish- titullar i Partisë Demokratike, ish- qeveritar dhe ish- parlamentar.

Ai ndryshe nga unë (jashtë partiak )mundet që i shikon gjërat edhe në një kend vështrimi politik.

Në rrethana të caktuara, për arsye apo interesa të caktuara, ai mund që vendos në axhendë edhe qëndrime, për të cilat do të doja, që as ai vet të mos i besojë ashtu siç i shtron..

Shpresoj të ruajmë mes nesh korrektësinë si kolegë dhe si qytetarë bazuar në parimin: “Dakord për të mos qenë dakord.”

Next Post
Tradhtia po bëhet fenomen i zakonshëm, ja arsyet që të çojnë në këtë akt

Klasifikimi/ Cilët janë më "bishtpërdredhurit", shqiptarët renditen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In