• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ISSH publikon afatet për tërheqjen e shpërblimit: Kompensim shtesë për ata që përfitojnë pension invaliditeti

by Java News
09/12/2022 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur shpërndarjen e bonusit me rastin e festave të fundvitit për pensionistët. Pavarësisht krizës si pasojë e rritjes së çmimeve, të moshuarit këtë vit do të duhet të mjaftohen me 5 mijë lekë shpërblim, ndërsa edhe më e ulët është vlera e bonusit, që do të ndahet për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomie. Në vendimin e miratuar pak ditë më parë përcaktohet se për këto kategori vlera e shpërblimit do të jetë vetëm 3 mijë lekë.

ISSH

Sipas ISSH, shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve përgjatë këtij muaji ndërsa ata, të cilët për një arsye apo për një tjetër nuk do të kenë mundësi të tërheqin bonusin në ditët në vijim nuk duhet të shqetësohen, pasi është përcaktuar afat 36 mujor. Çka do të thotë se për tërheqjen e bonusit të sivjetshëm pensionistët do të kenë afat deri në 2025- n.

“Me anë të vendimit parashikohet dhënia e një shpërblimi financiar në masën 5,000 lekë për personat që përfitojnë pension dhe/ose trajtime të tjera financiare. Shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2022 dhe do të paguhen gjatë këtij muaji. Në VKM përcaktohet se e drejta e tërheqjes së këtij shpërblimi ruhet deri në 36 muaj nga data e miratimit të këtij Vendimi, periudhë e njëjtë me parashkrimin e të gjithë përfitimeve që jepen nga legjislacioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Të drejtën për këtë shpërblim e kanë edhe personat që aktualisht nuk kanë dalë në pension, por që e drejta për pension ju lind deri në datën 31.12.2022 përfshirë edhe këtë datë. Gjithashtu të gjithë ata pensionistë që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 Dhjetor, mund të tërheqin në vazhdim bonusin, aty ku ata marrin rregullisht pensionin e tyre”, thuhet në njoftimin e ISSH.

Në tabelë janë edhe kategoritë që përfitojnë nga vendimi. Për personat që trajtohen me pension invaliditeti përfitimi është më i lartë pasi përveç bonusit në vlerën e 5 mijë lekëve, ata do të përfitojnë edhe 6 mijë lekë të tjera kompensim financiar. Pra, në total do të marrin 11 mijë lekë.

FONDI

Është rreth 3.5 miliardë lekë ose rreth 35 milionë dollarë fondi që do të ndahet për shportën e fundvitit. “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 503 309 000, e ndarë në 3 475 505 000 për shpërblimin dhe 27 804 000 lekë komisione dhe shpenzime të tjera. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendimin e miratuar në qeveri.

Next Post
A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i 31-vjeçarit

A tregoi Gerti Shehu pse e goditi Berishën me grusht? Flet avokati i 31-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In