• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ISSH, formula e llogaritjes për pensionin e parakohshëm

by Java News
02/12/2016 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në asnjë rast pensioni suplementar që përfitojnë ushtarakët nuk mund të jetë më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron masën e përfitimit që u takon ushtarakëve për çdo vit shërbimi në Ushtri, duke vënë në dukje se në asnjë rast ky përfitim nuk duhet të jetë më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë. Gazeta boton sot formulën bazë të shoqëruar edhe me shembuj konkretë, për pensionin suplementar, si edhe atë që aplikohet për llogaritjen e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Në rastin e parë, pra për pensionin suplementar merren në konsideratë vitet e shërbimit në Ushtri, të cilat shumëzohen me koeficientin 1, si edhe paga mesatare referuese neto. Ndërsa në rastin e pensionit të parakohshëm, vitet e punës shumëzohen me koeficientin 1.5 deri në momentin që mbushin moshën e daljes në pension. Përveç kësaj, gjatë përllogaritjes që kryhet nga punonjësit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, merren në konsideratë paga mesatare referuese neto, si edhe vitet e shërbimit në Ushtri.

Referuar ligjit në fuqi, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet me vendim qeverie. Në shembujt e ilustruar nga ISSH rezulton që masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj.

LLOGARITJA E NJË PENSIONI SUPLEMENTAR TË PLEQËRISË:

PSP = PMRMN x VSH x 1%

PSP: Pensioni Suplementar i Pleqërisë

PMRMN: Paga Mesatare Referuese Mujore Neto

VSH: Vitet e Shërbimit

Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë.

SHEMBULL:

Ushtaraku B.C. përfiton pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i ndryshuar, me datë fillimi 10 gusht 2013 dhe masën 23 400 lekë / muaj. Ai ka 25 vite shërbimi si ushtarak dhe pagë mesatare referuese mujore neto 42 900 lekë në muaj.

Llogaritja e pensionit suplementar të pleqërisë bëhet në këtë mënyrë:

PSP = 42 900 lekë x 25 vite x 1% = 10 725 lekë / muaj

Por, pensioni suplementar i pleqërisë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e pensionit të pleqërisë që ushtaraku B.C. gëzon, në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementar.

Ushtaraku B.C. përfiton pension pleqërie në datën 10 gusht 2013, në masën 23 400 lekë/muaj. Në këtë rast, pensioni suplementar i pleqërisë është më i vogël se 50% e pensionit të pleqërisë, 23 400 x 50% = 11 700 lekë.

Pra, ish-ushtaraku B.C. në datën 10 gusht 2013 do të përfitojë pension suplementar pleqërie në masën 10 725 lekë/muaj.

***

LLOGARITJA E NJË PENSIONI TË PARAKOHSHËM PËR VJETËRSI SHËRBIMI:

PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%

PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi

PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto

VSH = Vitet e Shërbimit

Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

SHEMBULL:

Ushtarakut në rezervë/lirim A.B. i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi më datë 8 maj 2013. Ai ka 17 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 36 937 lekë në muaj.

Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:

PPVSH = 36 937 lekë x 17 x 1.5% = 9 419 lekë / muaj

Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “’Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Në rastin konkret, masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj, pra masa e llogaritur është nën kufirin bazë, e si rrjedhojë masa e PPVSH do të jetë 11 562 lekë në muaj.

Pra, ish-ushtaraku A.B. në datën 8 maj 2013 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 11 562 lekë / muaj.

Kategoritë që përfitojnë pension social

Të gjithë të moshuarit mbi 70 vjeç që nuk kanë derdhur kontribute shoqërore do të trajtohen me pension social. Bazuar në vendimin e qeverisë, e drejta e përfitimit i lind çdokujt që ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për pension dhe së fundmi nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Në bazë të këtyre kritereve llogaritet edhe masa e pensionit.

“Në rastet kur kërkuesi ka të ardhura individuale nga burime të tjera më të larta se masa e pensionit social e përcaktuar për vitin përkatës, pensioni social nuk caktohet. Duke filluar nga data 1.1.2015, masa e pensionit të plotë social të jetë 6 750 lekë në muaj. Pensioni social i përcaktuar të indeksohet çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të indeksit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, janë rreth 5 mijë të moshuar që u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension social pas reformimit të skemës së pensioneve. Mësohet se deri më tani vetëm 1300 e përfitojnë.

ma.me

Next Post
FOTO EKSKLUZIVE/ Fiken projektorët e stadiumit, derbi zhytet në errësirë

Derbi pa drita, OSHEE akuzon klubin e Tiranës për mosmarrje masash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In