• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

by Enver Robelli
29/01/2026 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

1. 90 vjet më parë, më 28 janar 1936, ndërsa në Gjirokastër po dëgjohej një zë foshnje e sapolindur, në Londër u organizua një ceremoni funebër. Në njërin cep të Europës postosmane lindi Ismail Kadare, në cepin tjetër të Europës oksidentale po varrosej Mbreti George V. Gjatë sundimit të tij perandoria britanike arriti zgjerimin më të madh. Më 1926 Britania e Madhe u paralizua nga një grevë e përgjithshme. Mbreti doli në mbrojtje të punëtorëve dhe tha: “Provoni të jetoni me rrogën e tyre para se t’i gjykoni”.
Në janar të vitit 1936 Mbreti nisi të lëngojë rëndë. Mjeku personal vendosi t’i jap fund dergjes së tij dhe i injektoi Mbretit morfium dhe kokainë në damarin e qafës. Një orë më vonë Mbreti vdiq. Krejt ngjarja i shëmbëllen një romani të Ismail Kadaresë. Nuk e shkroi romanin për vdekjen e Mbretit George V., por shkroi gjithçka që sot na bën krenarë përballë botës.

2. Më 28 janar 1936 në Moskë gazeta “Pravda” botoi artikullin “Kaos në vend të muzikës”. Ishte një sulm kundër muzikës së Dmitrij Shostakoviqit. Me këtë artikull filloi terrori stalinist kundër kompozitorit. Fushata kundër Shostakoviqit zgjati dy vjet. Frika e tij ishte e pamatshme. Në çdo çast llogariste me arrestimin e tij. Pranë shtratit mbante valixhen me rrobe. Frika nuk e braktisi kurrë. Shpëtoi nga arrestimi. Pinte alkool dhe kompozonte. Një çerekshekull më vonë në Moskë do shfaqej Ismail Kadare. Këtu fillon jeta e tij si autor gjithnjë më i madh.

3. Në hotel “Kindli”, në zemër të Zürichut, aty ku dilema më e madhe e shumë kalimtarëve është të blejnë një palë këpucë për 2500 franga apo një orë për 18 mijë franga, Ismail Kadare u ndie mirë; jo për shkak të luksit, por kur kuptoi se ky hotel ishte hapur më 1474, vetëm 6 vite pas vdekjes së Skënderbeut. Pastaj një histori tjetër e ktheu shkrimtarin shqiptar në humnerat ballkanike: më 23 gusht 1981 dy burra hynë në hotelin “Kindli”. Recepsionisti Stanko Nizhiq, një aktivist për mëvetësinë e Kroacisë nga Jugosllavia, mbante në duar disa pemë, kur dy burrat hapën zjarr ndaj tij dhe e vranë. Ishte koha kur shërbimi sekret jugosllav vriste kroatë e shqiptarë në Gjermani e Zvicër dhe qeveritë në Bonn e Bern mjaftoheshin me qortime të buta në drejtim të Beogradit. Ose me heshtje.

4. Mund t’i jetë kujtuar në këto çaste vepra e tij “Baladë për J.G.”, të qëlluar me armë më 17 janar 1982. Ishte natë me borë, rreth orës 22:15, kur tre shqiptarë të Kosovës, Jusuf Gërvalla (36), vëllai i tij Bardhoshi (31) dhe miku i tyre Kadri Zeka (28), po dilnin me makinën e tyre BMW nga garazhi në rrugën Habichthöhe në Untergruppenbach. Vetëm pak metra më tutje ata u qëlluan për vdekje nga dy persona të panjohur. 12 plumba u shkrepën ndaj tre burrave. Vdiqën me plagë në mushkëri, në zemër dhe në qafë.

5. Kishte humor. Terri kishte mbuluar rrugët e Zürichut, binte shi i përzier me borë, dhe ne s’po e gjenim banesën e Egon Ammannit, botuesit të Ismail Kadaresë. Njëherë u shqetësova, pastaj më erdhi turp që po silleshim vërdallë. Befas u ndal dhe tha: “E gjeta”. Nxori dorën e djathtë nga xhepi dhe bëri me gishtin tregues drejt një dritareje diku lart në pallat, e cila lëshonte një dritë. “E pashë një spageti duke fluturuar aty, Egoni më ka thënë se do të përgatis spageti për ne sonte”. Ishte një mbrëmje e bukur. Nuk më kujtohet që nga magjja e Egonit fluturuan spageti. Vera franceze ishte e mirë. Egon Ammani vdiq në vitin 2017, më parë mbylli portat edhe shtëpia e tij botuese. Por vepra e Kadaresë vazhdoi e vazhdon të botohet, tani te S. Fischer Verlage, një ndër shtëpitë më prestigjioze botuese në Gjermani, themeluar më 1886 nga Samuel Fischer, një hebre i lindur në Sllovakinë e sotme.

Next Post
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In