• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Islami, Salvini dhe të djathët shqiptarë në mes

by Dritan Hila
04/03/2019 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në një video, e cila më pas u përhap në rrjet edhe televizione, shqiptarët patën rastin të shohin zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Italisë Mateo Salvini, i cili në një diskurs të tij në një forum politik, përmendte edhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Ishte një video e sponsorizuar nga e djathta shqiptare, e cila mesa duket ka gjetur pika reference të sajat populistë evropianë, megjithëse terreni ku ata mbijnë nuk ka lidhje fare me atë shqiptar.

Emri i Skënderbeut ishte ambalazhi, të cilin edhe kandidatët shqiptare për të imituar Salvinin, e përdorën për t’ia servirur publikut shqiptar. E gjithë ligjërata e Salvinit ishin dokrra populiste dhe ca më tepër antishqiptare.

Salvini e përmendte atë si njeriu, i cili qëndroi i rrethuar dhe sfidoi madje mundi islamin, (vini re, thotë islamin, jo otomanët), dhe fitoi mbi ta. Ndaj duhet të marrim shembull prej tij, thoshte Salvini, pasi ai është shembull sesi italianët duhet të sfidojnë Islamin. E gjitha është tipike neofashiste.

Dikur armiku ishte zezaku, hebreu, cigani. Ndërsa tani Salvini i ka shtuar edhe islamin. Ai është kundër të gjithëve. Kundër hebrenjve që kanë monopolizuar paratë dhe shpikur globalizmin (Sorosi një ndër ta); ciganëve që rrinë në periferi (dhe bëjnë krime); zezakëve që vijnë me gomone dhe hanë paratë e italianëve; dhe tani kundër myslimanëve të cilët paskan një plan të fshehtë të pushtojnë perëndimin. Një lloj xhihadi i heshtur. Një lloj “Protokolli i të urtëve të Sionit”, libri i famshëm i stisur nga shërbimi sekret carist Okhrana, për të nxitur pogromet kundër hebrenjve, por këtë herë i bërë nga myslimanët, kushedi ku, kur dhe nga cilët, por që po zbatohet.

Është qasje tipike e formimit të populistëve për krijimin e psikozave kolektive, duke folur në mënyrë të vagullt e të mistershme, duke bërë target gjithmonë më të dobëtin apo duke shpjeguar me fjalë të thjeshta madje rudimentare fenomene të komplikuara, që zënë vend kollaj në shtresat e ulëta të shoqërisë që janë të terrorizuar nga kriza dhe e panjohura.

Në këtë kontekst Salvini  citonte edhe Skënderbeun, citim që kundërshtarët e qeverisë nuk ngurruan ta hidhnin në rrjet meqë përmendej edhe Sorosi, por duke harruar se për sytë e Salvinit shqiptarët janë pikërisht ata islamistët që po rrethojnë Italiane.

Videoja e Salvinit nuk ishte një himn për heroin tonë kombëtar, i cili edhe vetë mbante të tre emrat sipas tre feve, por një deklaratë raciste, pasi ai po iu bënte thirrje të luftonin myslimanët që po pushtonin Italinë, ku nuk përjashtonte as Shqipërinë, popullsia e së cilës sipas censusit të fundit, 50% është e besimit islam. Dhe alergjinë për shqiptarët, Salvini e ka demonstruar në gjithë qëndrimin e tij. Nuk do të më vinte çudi që nëse do të pyetej më thellë, shqiptarët e sotëm Salvini t’i quante turq dhe jo vazhdues të Skënderbeut.

Ndaj e mira do të ishte që të djathtët shqiptarë mos ta përmendnin më atë video, madje ta përbuzin Salvinin pikërisht për atë video.

Edhe sikur nga ajo video të varej përmbysja e Edi Ramës.

/dritare.net

Next Post
U procedua nga policia në protestën e opozitës, kush është 52-vjeçari që terrorizoi “Myslym Shyrin”

Publikohet ora e seancës, opozita rrethon nesër Kuvendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Rrënimi moral i një sistemi

February 4, 2026
“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

February 4, 2026
Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

February 4, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

February 4, 2026
Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In