• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ISIS/Zbulohen mijëra viktima në 202 varre masive

by Java News
06/11/2018 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbetjet njerëzore të mijëra njerëzve, ndoshta midis 6 deri 12 mijë, u gjetën në 202 varre të përbashkëta masive të zbuluara në Irak në krahinat e Ninives, Kirkuk dhe Salaheddin. Misioni i OKB-së në vendin e Lindjes së Mesme raporti lajmin, duke shpjeguar se tani për tani vetëm 28 prej varreve masive janë ekzaminuar, duke zhvendosur 1,258 trupa.

“Varret masive dokumentuara në raportin tonë janë një testament për një humbje të jashtëzakonshme njerëzore, që shkakton vuajtje të thellë dhe mizori tronditëse, – tha përfaqësuesi i OKB-së në Irak, Jan Kubis, – Përcaktimi i rrethanave të këtyre humbje vdekjeve do të jetë një hap i rëndësishëm në procesin e zisë së familjeve dhe në ecurinë e tyre, për të mësuar të vërtetën dhe vënë drejtësinë në vend”.

Varret masive në fakt mund të “përmbajnë materiale të rëndësishme mjeko-ligjore” të dobishme për “garantimin e hetimeve, gjykimeve dhe bindjeve të besueshme në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Sepse, sipas raportit, për tre vjet, xhihadistët e ISIS-it, kanë kryer “shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare. Akte, që mund të përbëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid të mundshëm”. /GSH

Next Post
Ish-presidenti Nishani: Meta ka shumë arsye pse nuk e dekreton z.Lleshi

Ish-presidenti Nishani: Meta ka shumë arsye pse nuk e dekreton z.Lleshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In