ISIS po mendon të peneterojë në Evropë në forma të reja. Kohët e fundit ka gjetur një mënyrë për të futur terroristët në vendet e Evropës. Një këshilltar i qeverisë në Libi, Abdul Basit Haroun i ka thënë BBC-së se në mesin e emigrantëve, që vërshojnë drejt Europës prej brigjeve libiane, ka edhe militantë të Shtetit Islamik.
Ai ka thënë se trafikantët i fshehin luftëtarët e ISIS-it mes refugjatëve, që mbushin anijet e nisura përmes Mesdheut. Haroun shpjegon se këtë informacion e ka nga vetë pronarët e mjeteve, në disa pjesë të Afrikës së Veriut të kontrolluara nga ISIS-i.