Marrëzia e ISIS kundër lirive individuale nuk njeh kufi. Policia lokale në Al-Furat e sidomos në Raqqa, në veri të Sirisë, ku sundon ISIS, u ka bërë të ditur banorëve se nuk mund të veshin fanella me logot Nike dhe Adidas. Dënimi për ata që mbajnë në publik fanella të këtyre firmave është 80 gjuajtje me kamxhik.
Në internet qarkullon një dokument që bën të ditur ndalimin e fanellave të këtyre markave, edhe pse nuk përmenden të gjitha skuadrat e klubeve apo kombëtaret. Nga klubet italiane shfaqet vetëm emri i Milanit, ndërkohë që e ndaluar është të veshësh edhe fanellat e Barcelonës, Real Madrid dhe të kombëtareve franceze, gjermane dhe amerikane.
d.i.










