Disa ditë pasi autoritetet hodhën poshtë pretendimet se ISIS rrëzoi një avion rus pasagjerësh, një analizë e zbulimit e SHBA-së, tani sugjeron se grupi terrorist ose filialet e saj vendosën një bombë në avion.
Ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond, tha se qeveria e tij beson se ka një “mundësi të rëndësishme”, se një pajisje shpërthyese shkaktoi aksidentin. Dhe një burim në Lindjen e Mesme informoi mbi çështjet e zbulimit, gjithashtu tha se duket se ka gjasa që dikush vendosi një bombë në bordin e avionit.
Metrojet Fluturimi 9268 u rrëzua të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit pas shpërthimit në ajër, duke vrarë 224 pasagjereve në bord.
“Tanimë ka një mendim se një mjet shpërthyes është vendosur në valixhe ose diku në aeroplan,” tha një zyrtar amerikan, për CNN.
Nga komunikimet e përgjuara del se dega e grupit Shteti Islamik (IS) në Sinai e ka vendosë bombën, thonë zyrtarët amerikanë.
Nëse konfirmohet kjo, atëherë ky është sulmi i parë me bombë nga IS ,në një avion pasagjerësh.
Analistët e zbulimit nuk besojnë se operacioni ishte urdhëruar nga udhëheqësit e IS-it, në Raqqa të Sirisë.
Përkundrazi, ata besojnë se sulmi ishte planifikuar dhe ekzekutuar nga degët e tyre në Sinai, e cili vepron në mënyrë të pavarur.
Autoritetet egjiptiane, të cilët janë duke udhëhequr hetimin e aksidentit, nuk i janë përgjigjur publikisht raporteve për inteligjencën amerikane.