Në një video të re të postuar në internet ISIS kërcënon se do të sulmojë sërish Francën. Në pamjet e titulluara “Fundosja e Francës, ku Shteti Islamik i bën thirrje xhihadistëve të “djegin” vendin sepse Franca duhet të ndjejë të njëjtën dhimbje të ndjejnë martirët nga bombardimet në Irak dhe Siri.
“Pas masakrës së 13 nëntorit, do të ketë një sulm të Kullës Eifel dhe më pas të Air France”, thuhet në mesazhin e videos së terroristëve, të cilët thonë se sulmi do të jetë më i keq sa ai i 11 shtatorit në Nju-Jork k u rrëzuan dy kullat binjake.
Video shoqërohet me pamje të rrëzimit të Kullës Eifel, që alternohet me sulme në Paris si dhe bombardimin e Francës në Raqqa.