• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS: Sulmi i radhës, më i keq se lufta nukleare

by A R
17/12/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti Islamik po planifikon të lëshojë një “ushtri” prej 400 milionë ekstremistë hakerë mbi Perëndimin të cilët do të shkaktonin masakër më të keqe se me luftë nukleare, ka thënë një ekspert i kompjuterëve pranë presidencës në SHBA.  John McAfee ka thënë se xhihadistët shpresojnë ta rrëzojnë internetin dhe të shkaktojnë shkrirje globale të shërbimeve pas zhvillimit të një aplikacioni telefonik të sofistikuar i cili lejon të gjithë anëtarët e tyre të kryejnë sulme kibernetike, raporton Express.co.uk, transmeton lajmi.net.

Eksperti i sigurisë së kompjuterëve, i cili e ka zbuluar anti-virusin “McAfee” ka thënë se 15 deri 25 për qind e popullsisë së botës myslimane prej 1.6 miliardëve, janë ekstremistë myslimanë, që do të thotë se ISIS mund të ketë një ushtri prej 400 milionë ndjekës fanatikë që janë të gatshëm të sulmojnë në çdo minutë.

Ekipi i cili shumë lehtë mund të jetë i prirë nga hakeri britanik, Junaid Hussain ka zbuluar një aplikacion i cili lejon kompjuterët e xhihadistëve të kryejnë sulmet ndaj ueb-faqeve të ndryshme.

Ekspertët tash thonë se hakerët e ISIS-it e kanë kryer fazën testuese të aplikacionit, pasi që javën e kaluar kishin bërë një përpjekje për të sulmuar 13 serverët rrënjësorë që mbajnë “gjallë” internetin nëpër botë, transmeton lajmi.net Përderisa sulmi ka dështuar, është e vërtetë se ka pasur ngadalsime në shërbimin e internetit nëpër botë dhe është përshkruar si  një përpjekje e pashembullt për sulm në zemër të shoqërisë moderne Perëndimore.

ISIS-i tash po ua dërgon aplikacionin te ndjekësit e saj duke i udhëzuar ata ta përdorin atë për të lëshuar një masakër teknologjike mbi Perëndimin. McAfee, ka thënë se bota po i nënçmon pjesëtarët e ISIS-it “Ata janë shumë më të mençur në shkencat kibernetike se sa ne i vlerësojmë ata”, ka thënë McAfee, përcjell lajmi.net

Raportohet se tashmë janë bërë përgatitjet e nevojshme që të parandalohet një sulm i tillë, por nuk dihet se sa mund të jenë të suksesshme përpjekjet për ta parandaluar. E gjithë kjo ngaqë të gjithë ndjekësit e ISIS-it, mund të përdorin aplikacionin për sulme kibernetike në një mënyrë shumë të thjeshtë.

Next Post

Gazetarja shqiptare e ALSAT-it përzë nga studio politikanin maqedonas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com