ISIS-i ka ekzekutuar gazetaren e parë femër që raportonte nga brenda territorit që organizata terroriste ka nën kontroll. Mediet siriane raportojnë se Ruqia Hassan, gazetare e pavarur, është vrarë kohët e fundit, duke u bërë gazetarja e pestë e ekzekutuar që nga tetori në Siri. Hassan në rrjetet sociale njihej me pseudonimin Nisan Ibrahim. Postimi i fundit në profilin e saj është: “Jam në Raqqa dhe kam marrë kërcënime me vdekje. Kur ISIS-i të më arrestojë dhe të më ekzekutojë me prerje koke, nuk ka problem. Për mua vlen më shumë dinjiteti se jeta nën poshtërimin e ISIS-it”.