Organizata terroriste, ISIS ka hapur një linjë komunikimi në gjuhën shqipe.shkruan Infokusi.com.
Në adresë të Infokusi.com ka ardhur një e-mail ku shkruhet se tashmë organizata terroriste ISIS e ka hapur linjën e komunikimit direkt me udhëheqësit e saj në gjuhën shqipe.
“Risia e fundit e ISIS: mundësia për kontakt të drejtpërdrejt me pjesëtarët e kësaj organizate terroriste, jo në gjuhën angleze, e as në ndonjë gjuhë tjetër, por në gjuhën shqipe!
Kështu u lajmërua gjatë ditës përmes faqeve dhe kanaleve propaganduese”, shkruan në njoftimin e ardhur në emailin e portalit. Nuk dihet saktë se a është kjo uebfaqe zyrtare që i takon ISIS-it apo është hapur nga dikush tjetër, përgatiti Blic. (b.an)