Destinacioni i preferuar i pushimeve në këtë verë? Sipas të dhënave të Lastminute.com është Greqia, me ishujt e saj kryesorë Kreta dhe Rodhosi. Pavarësisht se vendi po kalon një periudhë negative, prenotimet janë rritur me 20%. E po kështu është në rritje edhe interesi për të blerë shtëpi. Të dhënat e faqes online Spitorgatostregojnë se çmimet mesatare variojnë nga 1300 – 2500 euro/m2.
Ekspertët e tregut imobiliar shpjegojnë se çmimet e shtëpive në këto ishuj janë stabilizuar, veçanërisht në Kretë ku shënuan rënie me 3.8%.
Sot një shtëpi në Kretë, me arredim normal ( jo luksoz) vlen nga 1300 – 2300 euro/m2. Për ndërtimet e reja ose ato të vjetra, por të ristrukturuara çmimet janë më të larta. Zonat ku tregu është më i gjallëruar janë : Agios Nikolaos, Chania, Elounda. Ndërsa për sa i përket Rodhosit, pasi tregu pësoi një ulje të ndjeshme gjatë periudhës 2008-2012, tani është stabilizuar. Ky është ishulli më i preferuar për blerje nga të huajt, veçanërisht anglezët, francezët dhe gjermanët.
Italianët shfaqin më shumë interes për Kretën, por edhe për Paros, Mykonos e Santorini. Agjentët imboliriarë thonë se kërkesat për t’u informuar për blerjet e shtëoive janë rritur që nga fundi i vitit 2014, por shitjet nuk janë rritur.
Edhe çmimet në sektorin e vilave janë interesante. Kështu një vilë me pesë dhoma gjumi dhe pishinë vlen 1.5 milionë euro. I njëjti ndërtim nëse do të shitjej në Ibiza do të kushtinte dyfishin. Çmimet variojnë nga 1.500 – 2.500/m2.
Ndërsa çmimet për shtëpi që kanë nevojë për ristrukturime mund të llogariten edhe deri në 800 euro/m2. Zonat më të preferuara janë : Simi, Kastelorizo, Tilos dhe pjesa e vjetër e ishullit të Rodhosit./Monitor/