Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur gjetjen e gruas së zhdukur para 7 ditësh.
Në vijim të informacionit të dhënë, ku bën fjalë për largimin nga banesa të F.(N).K, 36 vjeçe, banuese në njësinë Administrative Maqellarë – Dibër, pas 7 ditësh kërkimesh, Policia e Dibrës ka gjetur gjatë ditës së djeshme gruan në fjalë.
Mësohet se ajo është gjetur në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan. F.K, është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /b.d










