Specialistët e Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, pasi e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
g.kosovari