Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Tiranës. Autoritetet në një njoftim për mediat bëjnë me dije se i riu do të ekstradohet drejt Italisë.
29-vjeçari me iniciale Gj. L. është vënë në pranga si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, duke bëtë të mundur lokalizimin e tij.
Ai është dënuar nga Gjykata e Bergamos në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Tashmë do të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.
/a.r