• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte sheshi i përdhunimit të një ikone”/ Rama: ‘Qemal Stafa’ ishte stadium ‘non grata’ nga UEFA, sot luhet një finale europiane!

by Java News
23/05/2022 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të bëra nga Jorida Tabaku.

Në fjalën e tij në Kuvend Rama theksoi se ajo çfarë është bërë për zonat e mbrojtura në këto vite qeverisje nuk është bërë në rreth 30 vite.

Gjithashtu Rama paralajmëron edhe ndërhyrje në Amfiteatrin në Durrës.

“Ju dilni bërtiste për hotelet që rrisin çmimet për kupën, për ato bërtisni ju se do të mbroni konsumatorin italian. Shikojini shifrat dhe se sa janë rritur numrat e të ardhurave. Mos i qani hallin Butrintit , Teatrit apo stadiumit, as edhe Durrësit, se kemi edhe Durrësit. Kemi aleancën për Amfiteatrit, të bëhet gati, sepse do të vijmë atje të gllabërojmë Teatrin ta heqim nga duart e ilegalëve . Kur të mbarojmë të gjithë këtë punë do vini ju të ndryshoni cilësinë e diellit”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës

Një parafolëse ngriti akuza të caktuara por megjithatë unë këtu jam dhe i sqaroj. Lidhja që bëni ju shkak-pasojë nuk bazohet në asnjë fakt. Ndërsa fakti është se deri në 2018 e gjithë harta e zonave të Mbrojtura ishte e pandryshuar, në rastin e Butrintit prej 20 viteve . Nuk e di çfarë keni me investitorët strategjik por dihet se për  çfarë duhen dhe unë nuk do të rri ta shpjegoj këtu. Ne jo vetëm që nuk kemi ngrënë zona të mbrojtura por i kemi gjetur pjesërisht të ngrëna që ishte e kafshuar nga ndërtime pa leje që ju i stimuluat ne i kemi zgjeruar, duke ndaluar leje hidrocentralesh të dhëna prej jush. Ne kemi vënë në mbrojtje çfarë mundëm të shpëtojmë nga Lumi i Valbonës ku ju dhatë 11 leje hidrocentralesh. Po ashtu kemi të gjithë zonën e Thethit dhe të Valbonës nën kujdes. Kemi Munellën që shpallet par Kombëtar. Shpallja si zona të Mbrojtura ka ardhur si rezultat i agresioni mbi to për shkak të lejeve të dhëna nga ju, të gjithë këtu që përfaqësoni këtu atë që ishte. Shembulli tjetër që dua të sjell është kur thatë që stadium Qemal Stafa ishte ikonë. Ai që mbani mend ju ishte sheshi i përdhunimit të një ikone. Ikona është aty, nuk e di a do shkoni ju në stadium apo jo, po kur të shkoni do ta shikoni ikonën aty. E gjithë tribuna e vetmja gjë e mbetur autentike , hiq reliefët e përdhunimit mbi të që i mori Buldozeri është aty. Pjesa tjetër e stadiumit ikonë ishte shto miell shto ujë.

Fakti që sot aty nga një vend i braktisur ku gjenin strehë makinat e vjetra që shkonin të ndërronin goma dhe ku as ekipi Kombëtar nuk shkonte dot më sepse ishte stadium non-grata nga UEFA flet vetë. Tani për britmat e Teatrit ju them të njëjtën gjë, i vetmi problem që kam unë është që nuk e prisha dot para. 20 vjet një paçavure kot që nuk kishte asnjë vlerë ku njësoj si me stadiumin asnjë trupë e huaj nuk pranonte të luante. Edhe aty do të ndodhë e njëjta gjë. Në Teatrin Kombëtar do të ketë evente ndërkombëtare që nuk do të mund të ndodhnin në atë karakatinë që mbronit ju. Çdo gjë që mbroni ju duhet shkatërruar…Kur ju e kishit pushtetin nuk mbrojtët asgjë….Si do ta bëjmë vendin,  me Hotel Shkëlzenin tek Gjenica”./m.j

Next Post
“Gjynah…”/ Rama: Shembeni ngrehinën e PD, turp që demokratët t’i shkojnë pas një lecke të shpallur ‘non-grata’ nga SHBA

"Gjynah..."/ Rama: Shembeni ngrehinën e PD, turp që demokratët t’i shkojnë pas një lecke të shpallur 'non-grata' nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In