Infermierja Nurie Bace, nga Lushnja ka ndërruar jetë nga Covid.
59-vjeçarja e prekur nga Covid nuk mundi që të fitonte dot betejën me virusin.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur Urdhëri i Infermierit, të cilët shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të koleges së tyre.
Njoftimi i plotë i Urdhrit të Infermiereve:
Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH.
Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace, 59 vjeç, e prekur nga Covid-19.
Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientët.
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve .
g.kosovari