• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte për një muaj President i Parmës, por pastaj e shiti, Rezart Taçi tregon arsyet

by Java News
07/02/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezart Taçi në fundin e vitit 2014 u pa si shpëtimtari i Parmës pasi mori drejtimin e klubit në një moment kritik për t’a shpëtuar nga rënia e kategorisë. Në vetëm një muaj, biznesmeni shqiptar u detyrua të tërhiqej dhe klubi i Seria A i cili në atë sezon shpalli falimentimin, duke përfunduar mes amatorëve.

Pak ditë më parë, ish-drejtori sportiv Pietro Leonardi, në një intervistë të tij u kërkoi falje tifozëve si dhe rindërtoi etapat e atij viti dështues, duke u ndalur edhe te etapa e shkurtër e Taçit, i cili i shiti më pas klubin Manentit.

“Nga Taçi më kujtohet vetëm që më bëri të kaloja një ditë 7 orë para një faksi në pritje të një çeku për të paguar rrogat të cilat m’i konfirmonte çdo ditë për dy muaj radhazi”, ishte batuta e Leonardit, fjalë të cilat Taçi i ka refuzuar në një intervistë për mediat italiane.

“Ideja për të blerë klubin erdhi nga një avokat italian. Unë mora dokumentet dhe pranova, por me kushte të veçanta. E para ishte që klubi të mos kishte më 78 milionë euro borxhe, por pastaj, dy javë pasi morëm drejtimin, zbuluam se borxhet ishin 214 milionë euro, plus 50 milionë euro të tjera të cilët do të prodhoheshin në 3-4 muajt e ardhshëm të aktivitetit.

Ndaj Parma kishte 265 milionë euro borxhe dhe ishte e fundit në klasifikim, me probleme të ndryshme ligjore dhe rreth 100 lojtarë që figuronin në regjistrin e klubit. Girardi (presidenti nga i cili bleu klubin) thotë se jam unë përgjegjësi për falimentimin? Nuk e di se mund të jetë e mundur të grumbullosh 265 milionë euro detyrime dhe 100 lojtarë në bordero me një administrim dyjavor…”, shpjegoi biznesmeni shqiptar i cili tregoi se pse vendosi të hiqte dorë nga klubi.

“Vendosa ta shisja kur e kuptuam se kjo do të ishte rruga më e thjeshtë, nuk ekzistonin më kushtet për të vazhduar. Mundësia e vetme ishte të denonconim drejtuesit e vjetër dhe të dërgonim librat financiarë te institucionet përkatëse, por vendosa që të mos dëmtoja ish-drejtuesit”, tregoi Taçi./bw

Next Post
Afera e CEZ/ Juristi Karaj: KLSH dhe SHISH u urdhëruan që të mos hetonin privatizimin e OSSH-së

Romeo Karaj- Shkëlzen Berishës: O spurdhjaku i Saliut, mos u krekos me padira kundra meje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

March 9, 2026
Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In