• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte një ndër kontribuesit e hapjes së PS”/ Meta homazhe për Moikom Zeqon: Mund të kalonte me lëvizjen demokratike, por s’mohoi…

by Java News
20/06/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Humbje e një personaliteti të madh, gjithmonë kritik me cdo pushtet, por parimor dhe i dashur nga të gjithë”.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit, Ilir Meta për studiuesin, shkrimtarin e politikanin Moikom Zeqon, i cili përcillet sot mes homazhesh për në banesën e fundit.

Pas homazheve dhe pasi ka lënë një shënim të gjatë në librin e kujtimeve për nder të Moikom Zeqos, Meta ka thënë se ai ka mësuar shumë prej tij, dhe se do t’i mungojë edhe më shumë në të ardhmen.

Fjala e Metës

Moikom Zeqon që jo vetëm e kam lexuar përpara se ta njoh në një moshë shumë të re por edhe ta njoh nga afër në momente tepër të vështira dhe të mësoj prej tij mjaft, ai është nga ata njerëz që për njohuritë, dijet, në fushat nga më të ndryshmet janë shumë të rrallë, aq më tepër për një vend si yni, por edhe më të rrallë atë e bën cka është edhe arsyeja që do ta ndiej mungesën e tij edhe më shumë në të ardhmen, fakti që ai dijet i vuri në shërbim të kauzave më të mëdha, kombëtare, publike dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës.

Sot po lexoja në mënyrë të vecantë një shkrim të Spiro Dedes, sic kam lexuar reagime të shumë personaliteteve, dhe ai kujtonte se si 50 vite më parë kur Zeqo kishte disa përfytyrime që dukeshin si imagjinare, bashkëmoshatarët e tij shumë të rinj në atë kohë habiteshin, ai i thoshte, ju nuk shihni. Ajo që e dallonte atë si misionar ishte që ai kishte përfytyrim dhe vështrim shumë largpamës, ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë, zhvillimeve dhe kjo është arsyeja që sot të gjithë e ndjejnë që kanë humbur diçka nga vetja, i dha shoqerisë shumë më tepër sesa mori prej saj, dhe padyshim që është një personalitet që dha atë kontribut të jashtëzakonshme për mbrojtjen e shkëlqyer që i ka bërë historisë, kulturës e trashëgimisë, por edhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë, përfshirëse, humane, në shërbim të qytetarëve më të thjeshtë për të gjitha këto do të mbetet një personalitet frymëzues për të gjithë e uroj për gjeneratën më të re.

Për kontributin në PS

Kur thashë që ai thoshte nuk shihni, këtë mund ta ilustroj më një fakt kuptimplotë, ishte personalitet që kalonte me lëvizjen demokratike, por nuk mohoi bindjet e veta dhe karakterin e vet se ishte i majtë në bindjet e tij, por i majtë me bindje të forta demokratike dhe këtë e tregoi gjithë jetën dhe ishte ndër kontribuesit kryesore të hapjes së PS, mbështetjes së të rinjve si puna ime, por edhe Majko e të tjerë për transformim të së majtës,

Edhe brenda familjes politike qëndroi personalitet si rrallë të tjerë, gjithmonë kritik, parimor, një personalitet i cili ishte problematik me pushtetin, por i dashur dhe i adhuruar nga njerëzit.

g.kosovari

Next Post
Sot i jepet lamtumira Moikom Zeqos/ Ruçi homazhe në nderim të ish-deputetit

Sot i jepet lamtumira Moikom Zeqos/ Ruçi homazhe në nderim të ish-deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In