• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte një kokorroç”/ Açka, keqardhje për kandidatët e PD: I kishte dhënë besën profesorit e më përgjonte

by A R
07/04/2025 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flutura Açka, deputetja e Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e 11 Majit pas shkëputjes së saj nga forca politike ku dhe bën pjesë, nuk do të kandidojë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar pasi kryedemokrati prezantoi një ditë më parë kandidatët e PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Açka e keqardhur nga lista e atyre ku dikur bënte pjesë vetë, nuk ka lënë anash as ironitë për kolegët e saj, por dhe për ata të “rinj” të cilët në zgjedhjet e 11 Majit do të garojnë me sloganin e bluve.

Ndër rreshta deputetja demokrate tha se në radhët e kandidatëve që u prezantuan dje nga Sali Berisha qëndronte dikush i cili për shkak të “besës që i kishte dhënë profesorit”, duke nënkuptuar kështu Luçiano Boçit, nuk i fliste, madje raportonte dhe përgjonte çdo lëvizje që Açka bënte.

Postimi i plotë i Açkës:

Elbasan i bukur, Elbasan

Shënimi i orës 12.00

Si deputete e demokratëve të qarkut të Elbasanit, edhe pse nuk rikandidova, i ndjek zhvillimet e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit aty.

Në listën e kandidatëve të PD-së që u paraqit dje, një pjesë nuk e njoh, një pjesë e njoh nga larg dhe besoj se ata që i kanë zgjedhur, kanë vënë nderin, ose interesat e tyre, kur i kanë rekomanduar.

Njërin, një kokorroç, e kujtoj mirë gjatë fushatës së vitit 2021. Ai, edhe pse i zonës sime, prej besës që i kishte dhënë Profesorit – politikanit të vërtetë! – jo vetëm që s’më takoi kurrë, por me detyrën e langoit përgjonte gjurmët e mia, raportonte kë takoja, dhe u bënte presin që t’ua merrte votën time për të zotin.

Me të njëjtin përbetim u soll edhe një kandidate tjetër në këtë foto. Gjatë numërimit në KZAZ 48, bërë def nga numëruesi i ndershëm, kolegu im urdhëroi ta hiqnin dhe vërtet pak pak u shfaq vajzukja besnike, e cila, jo vetëm u tregua bujare me herës-thyesin, por siguroi edhe të ardhmen e vet politike me këtë shërbim. Siç flitet dhe siç duket.

Masakra në sjellje dhe numërim të kolegut ndaj kolegut në 2021 në Elbasan, nuk rrëfehet! Kush ka dyshime, të analizojë: rezultatin e vitit 2017, diferencën me tre deputetëve më 2021 dhe gropën me 8500 vota e vitit 2023. Të gjitha kemi rast t’i vërtetojmë tani më 2025.

Mes kandidatëve pashë një lagjjarin tim të vjetër, i cili më 2021, edhe pse pinte kafe me ne ditën, natën bënte guerrillet për votat e PS.

Por thagma ishte një kolegu im kandidat, i cili habitshëm, për hatër të aksioneve idiote të Gazit në dimrin 2023-24, jo vetëm nuk më fliste, po i jepte pëlqime pa i lexuar fare ca shkrimeve të turpshme të nja dy kolegëve të mi që kandisën të shkruanin për mua rebelen.

Ai kishte shkuar ndër fis e demokratët e mi për të kërkuar vota nga respekti i madh që kishte për mua. Dhe meqenëse mua nuk më hynin në punë, bujarisht mund tē ishin për të!

Ja kështu, përveç nja dy kandidatëve të respektuar, që kanë qenë dhe mbeten në bosht, dhe të atyre të paktëve që nuk i njoh, ajo listë më shkakton keqardhje.

Next Post
Pashkë të shtrenjta në Greqi për këtë vit, si mund të ndikojë kjo tek shqiptarët atje

Pashkë të shtrenjta në Greqi për këtë vit, si mund të ndikojë kjo tek shqiptarët atje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In