• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte një COVID Party”/ Veliaj për marrëveshjen PD-LSI: Shqiptarët duan një alternativë serioze, jo fosilet e para 30-viteve

by Java News
01/03/2021 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur groteske marrëveshjen e firmosur sot nga Kryemadhi dhe Basha.

Në një intervistë për Top Talk, Veliaj tha se opozita, ndonëse nga njëra anë çirret kundër kullave, në anën tjetër zgjodhi pikërisht një kullë për të “celebruar” koalicionin e saj.

“M’u duk groteske që marrëveshja u nënshkrua në një kullë, ndërkohë që kanë kaq kohë që flasin kundër kullave. Ishte fundi i një grotesku të madh! Megjithatë, duhet ta vlerësoj faktin se ishte hera e parë që i shohim bashkë në një nga kullat e Tiranës, jo për të djegur pemë, semaforë, për të thyer pemë, për të vjedhur kapakë pusetash, për t’u zënë me këndet e lojërave, apo për të bllokuar Pazarin e Ri, ishte pak më paqësore,” ironizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se pakti opozitar i ngjante më shumë shumë Covid party sesa një marrëveshjeje me një program të qartë, ku prioritetet e ardhshme të jenë rindërtimi dhe pandemia.

“Flasin për rindërtimin, ndërkohë që jo vetëm kanë shpenzuar financat e tyre për të sponsorizuar liket në Facebook dhe Instagram, por s’kanë dhënë akoma një pako ushqimore, apo të ndihmojnë me një nga vilat e tyre, që i shtuan gjatë kohës së tërmetit. Për sa i përket pandemisë, e patë që vetëm Luli ishte me maskë, të gjithë të tjerët praktikisht e shkatërruan programin e tyre për të luftuar pandeminë një minutë pasi e firmosën. Ishte më shumë një Covid Party”, vijoi ai.

Veliaj gjithashtu tha se shqiptarët duan një alternativë serioze.

“Ai bashkim i fosileve të opozitës, njerëz që kanë që nga viti ’91-’92, duke filluar që me Sali Berishën dhe Ilir Metën, kanë qenë kryeministra, kanë qenë presidentë dhe po u thonë shqiptarëve na lini të kthehemi për herë të tretë, të katërt në vitin e 30-të të ekzistencës së tyre politike,” e përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
VIDEO / Në Tiranë nuk kanë frikë nga virusi, lokalet plot, qytetarët pa maska

"56% e të prekurve me Covid nën 50 vjeç", ISHP: Në Shkurt kaluam valën e tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In