Një furgon i cili ishte i ngarkuar me goma është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras në Memaliaj.
Nga informacionet e para mësohet se furgoni është djegur ndërkohë që ishte në ecje. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse mjeti është djegur plotësisht.
“Panorama” mëson se drejtues i furgonit ishte shtetasi Gjiton Mullai, që ishte nisur nga Tirana për në Sarandë.
Djegia e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.
g.kosovari