Policia Italiane ka arrestuar një të ri shqiptar që ishte shpallur në kërkim.
Ndalimi i 21-vjeçarit u bë sapo ai zbriti në aeroportin “San Francesco” të Perugias.
I riu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e shtetit suedez, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.
“Ansa” shkruan se i riu shqiptar 21 vjeç, ishte shpallur në kërkim për një plantacion me 1 mijë e 562 bimë kanabis.
Pas kontrollit të bazave të të dhënave, ndërhynë agjentët e policisë duke e arrestuar atë.
Në fund të verifikimeve, i riu u transportua në burgun e Capanne në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, në pritje të ekstradimit në Suedi.
/b.d