Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 8 vjet burg. Ndalimi i 54-vjeçarit Besir Ziberi, lindur në Tetovë të Maqedonisë, u bë në Qafë-Thanë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse gjatë kontrollit në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi (Kroaci) për “mashtrim komercial”.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi.
/ Top Channel