• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ishte ministër kur u vranë 4 persona’, Rama përplaset me gazetaren austriake për Ruçin. Ja replikat

by Java News
09/10/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur austriake, “Der Standard”.

Gjatë intervistës së tij, Rama e ka cilësuar qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi.

Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore gjithashtu para Malit të Zi.

Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë”, tha Rama.

Ai ndërkohë është përplasur me gazetaren që e ka intervistuar, Adelheid Woelfl, për çështjen e zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?

Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…

Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…

Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe Bunk’art, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?

Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një nklub pijanecësh- si disa muaj më parë.

a.ç

Next Post
Lëndohet rëndë Shkodran Mustafi

Lëndohet rëndë Shkodran Mustafi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In