Ishte me shpejtësi të madhe, i hiqet patenta Balotellit
Sërish telashe për Balotellin. Sulmuesi i Milan është ndaluar nga një patrullë e Breshias për tejkalim të shpejtësisë.
Agjentët e policisë së Breshias kanë dënuar Balotellin me gjashtë muaj heqje patente.
Ndërkohë lojtari është treguar i qetë duke pranuar heqjen e patentës pa protestuar.
“Më vjen – ka qenë reagimi i Marios -, nuk e vura re që isha mbi normat e lejuara”.