Art Abazi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se prej ditës së djelë kishte shfaqur simptoma.
Ditën e sotme Abazi mori përgjigjen se kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e djelë jam shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
“E rëndësishme është që sot jam shumë mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për të mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”, shkruan këngëtari.
Abazi dhe parnerja e tij ishin këto ditë duke kaluar pushimet në bregdetin e jugut.