Një 14 vjeçare ka rënë në humnerë në Përmet në vendin e quajtur Lipe, por është gjendur menjëherë.
Nuk dihet ende gjendja e vajzës, të identifikuar si Ana Maria. E mitura ishte me prindërit dhe të afërmit për pelegrinazh me rastin e ditës së ‘Shën Elenës’.
Nga informaconet e para mësohet se ajo ka rënë nga një lartësi 30 metra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.
g.kosovari