Trupi i pajetë i një 23-vjeçari është gjetur të premten në lumin Shkumbin.
Në njoftimin e policisë, theksohet se në trupin e viktimës nuk është konstatuar shenja dhune.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd, ishte larguar nga banesa katër ditë më parë.
Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.
Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari











